Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti-Qeverisë: Ju nuk jeni për asgjë, ju dini vetëm të shani

Gazeta10
28 December 2022 - 17:22

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është për asgjë dhe se ata vetëm dinë të shajnë, raporton Gazeta10.

Hoti ka thënë se barrikadat i heqin të huaj ndërsa Qeveria vetëm mban konferenca për media.

Më tej, Hoti ka kritkuar edhe sharjet ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së.

Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit.

Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.