Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Situata e pasigurisë në vend, rezultat i mosveprimit të Qeverisë 

Gazeta10
14 August 2022 - 10:21

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata depresive dhe e pasigurisë në vend është për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të qeverisë. 

Hoti ka cilësuar se veprimet dhe mosveprimet e qeverisë karshi zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon, ka bërë që të ketë pasiguri në vend, transmeton Gazeta10. 

“Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët”, ka shkruar më tej ai në Facebook./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.