Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoti takohet me ambasadorin Szunyog, diskutojnë për situatën politike në vend

Gazeta10
31 Korrik 2023 - 11:58

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti sot ka takuar ambasadorin BE-së për Kosovë, z. Tomáš  Szunyog.

Në këtë takim ata kanë diskutuar për gjendjen aktuale  politike në vend dhe veprimet që duhen marrë për të dalur nga kriza e tanishme.

Hoti tha se ka falenderuar  z. Szunyog për kontributin e tij dhe të BE-së për Kosovën po ashtu ka shprehur keqardhje që shteti ynë mbetet nën saksione nga BE-ja.

“Sot takova ambasadorin e BE-së për Kosovë, z. Tomáš Szunyog. Diskutuam për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për daljen nga kriza. LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik.Falënderova z. Szunyog për kontributin e tij dhe të BE-së për Kosovën. Shpreha keqardhjen tonë që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja.Veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta”, shkroi Hoti

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.