Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hovenier përfundon takimin me Osmanin për zhvillimet në veri

Gazeta10
29 Maj 2023 - 11:22

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfundur takimin  në Zyrën e Presidencës në Prishtinë i cili është takuar me Vjosa Osmanin.

Hovenier në këtë takim ka thënë se ka qenë vetëm një takim inofrmues per situatën në veri.

Në një lidhje direkte në Kanal10, gazetarja Genta Gashi ka treguar se çka ka biseduar Osmani me Hovenierin në këtë takim.

“Është takuar me presidenten, ka thënë që ka qenë më shumë takim inofrmues për situaten në veri”, është shprehur ajo.

Fillimisht Hovenier është takuar me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci, në zyrat e BE-së në Prishtinë.

Në këtë takim gjithashtu prezent ka qenë edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.