Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hovenier takohet me Bislimin një ditë pas bisedimeve për dinarin në Bruksel

Gazeta10
20 March 2024 - 12:05

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është duke zhvilluar takim me zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, raporton Gazeta10.

Takimi i Hovenierit me Bislimin vjen një ditë pas takimit që ky i fundit e ka pasur në Bruksel me homologun e tij serb, Petar Petkoviq, me të cilin folën për Marrëveshjen Bazike dhe çështjen e dinarit.

Për sa i përket çështjes së dinarit, Bislimi dje tha se deri më 22 mars do të dalin me propozime konkrete se si do të ecet tutje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.