
Duke folur rreth frikës së largimit nga Kosova pas 1 janarit, Ardian Hoxha nga ASK ka thënë se pret që një numër i madh t’ia mësyjë Evropës.
Sipas tij, ata që pritet të lëshojë Kosovën duke shpresuar për një jetë me të mirë, do të jenë punëtorët që kanë paga 300 deri 400 euro.
“Sepse këta punëtorë nuk e kanë problem që të lënë këtë pagë dhe të kërkojnë një mundësi me të mirë”, ka thënë Hoxha, në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Mirëpo ai ka thënë se askund nuk do të gjejnë me mirë se në Kosovë, duke marrë një shembull se kur kishte shkuar për herë të parë në Amerikë ishte zhgënjyer shumë. /Gazeta10/