Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxha për Kanal10: Ka një urdhër që Policia e Kosovës të mos kalojë nëpër kufi të Serbisë

Gazeta10
18 April 2024 - 21:02

Ish zëvendësministri i brendshëm, Valdet Hoxha në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar pengmarrjen e shqiptarëve dhe zëvendësdrejtorit të policisë, Dejan Jankoviq.

Ai thotë se pas rastit të fundit ka një urdhër i ndalon punonjësit e policisë së Kosovës ta kalojnë kufirin me Serbinë, raporton Gazeta10.

“Urdhër për ndalimin e punonjësve të policisë për të kaluar kufirin me Serbinë nuk ka pasur deri më tani, sipas informatave jo zyrtare, pas këtij rasti të fundit ka një urdhër i cili i ndalon punonjësit e policisë të Republikës së Kosovës që të kalojnë nëpër Serbi, sepse ky maltretim i Serbisë i ka kalu kornizat e një trajtimi si të një qytetari të shtetit fqinjë sepse po hyjmë në një fazë delikate ku është në rrezik rajoni” tha ai në Kanal10.

Hoxha shton se është kërkesa e Putinit që të bëjë një luftë në rajon që të zhvendoset vëmendja e NATO-s ndaj Ukrainës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.