Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hoxhaj e përkrah idenë që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Gazeta10
16 January 2023 - 13:12

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj e ka përkrahur kërkesën që lulëkuqja të bëhet symbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë, raporton Gazeta10.

Në postimin që ka bërë në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se e përkrahë kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! 

“E mbështes zyrtarizimin e “Lulëkuqës së Kosovës” si simbol i përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë! Si Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, e mbështes këtë iniciativë të Bardhyl Mahmutit dhe të Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’”, ka shkruar Hoxhaj. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.