
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në Twitter ka thënë se krizat në rajon janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan.
Hoxhaj ka thënë se ndoshta dikush në Bruksel i lexon së paku lajmet nëse BE-ja ka dështuar të veprojë politikisht, raporton Gazeta10.
“Krizat në Bosnjë dhe në veri të Kosovës, së bashku me përpjekjen për të zgjedhur një qeveri në Mal të Zi, janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan! Ndoshta dikush në Bruksel të paktën t’i lexojë lajmet nëse BE ka dështuar të veprojë politikisht”, ka shkruar Hoxhaj.
Kujtojmë se sot ka filluar largimi i barrikadave të vendosura nga serbët lokal në veri të vendit.
Përkundër kësaj dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë ende nuk janë lëshuar për qarkullim, ndërsa pikë kalimi në Merdar është lëshuar për hyrje-dalje pas largimit të barrikadave në anën e territorit serb./Gazeta10