Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

Gazeta10
05 November 2026 - 13:12

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, para fillimit të seancës së Kuvendit ka deklaruar se proceset qeverisëse në Kosovë janë në ngecje, duke kërkuar një analizë të mirëfilltë të raportit të Bashkimit Evropian.

Duke folur në hollin e Kuvendit të Kosovës për Raportin e Progresit, Haradinaj ka vlerësuar se gjendja në proceset qeverisëse është shqetësuese, veçanërisht sa u përket integrimit evropian dhe euroatlantik.

“Diçka që veç e dimë. Ne që jetojmë e dimë se krejt proceset qeverisëse janë në ngecje. Duhet me i bërë një analizë të mirëfilltë të gjitha këtyre ngecjeve dhe proceseve që merren me integrimin evropian dhe euroatlantik, pasi nuk janë mirë”, ka deklaruar Haradinaj.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2026, i publikuar më 4 nëntor, paraqet vlerësimin e gjendjes së reformave dhe zhvillimeve politike e institucionale në Kosovë, në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.