Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Xhemile Dehari: U bënë 10 vjet, bile një epilog ta kemi – maltretim për krejt familjen!

Gazeta10
05 November 2026 - 11:49

Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari, ka shprehur pakënaqësinë e saj për mungesën e progresit në zbardhjen e vdekjes së djalit të saj, duke thënë se familja prej dhjetë vitesh po përballet me një padrejtësi dhe maltretim të vazhdueshëm.

Ajo ka deklaruar se Astrit Dehari është vrarë në burg dhe se, sipas saj, institucionet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

Dehari ka kritikuar punën e Prokurorisë, duke thënë se procesi është bllokuar dhe se nga ish-prokurori nuk ka pasur progres të kënaqshëm, ndërsa ka shprehur shpresën që prokurori i ri ta trajtojë rastin me seriozitet.

“Janë bërë 10 vite dhe jo 10 ditë, ky është një maltretim për tërë familjen tonë. Astriti është vrarë në burg dhe shteti nuk ka marrë asnjë vendim për ta kryer punën si duhet sa i përket zbardhjes së rastit të tij. Prokuroria e ka bllokuar të tërën. Nga prokurori i kaluar nuk ka pasur ndonjë progres dhe nuk na ka pritur si duhet, ndërsa po shpresojmë që prokurori i ri ta kryejë punën e tij”, ka thënë Xhemile Dehari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.