
Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin e tij në hapje të edicionit të 13-të të Doku Tech, ka thënë se ka thënë se sektori i teknologjisë është ndër sektorët më të dinamik të ekonomisë.
“Sektori ynë i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është ndër sektorët më dinamik të ekonomisë. Kemi mbi 2500 kompani shumica dërmuese ofrojnë shërbime për tregje ndërkombëtare që të gjitha me reputacionet të dëshmuar dhe qëndrueshmëri të sigurt”, tha Kurti.
Sipas tij, tema e sivjetme e ardhmja thërret është pikërisht ftesa për të vepruar sot, teksa ka shtuar se teknologjia po ndryshon me shpejtësi dhe së bashku me të po krijohen mundësi që deri para pak vitesh dukeshin të pa imagjinueshme.
“Për Kosovën për talentin e dëshmuar për teknologji këto zhvillime përfaqësojnë një mundësi të jashtëzakonshme”, potencoi ai.