Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, protesta e OVL UÇK-së para zyrave të BE-së

Gazeta10
05 November 2026 - 12:43

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar protestë para zyrave të Bashkimit Evropian (BE), në shenjë kundërshtimi ndaj procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Protesta është mbajtur për shënimin e gjashtëvjetorit të arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në hagë.

Me moton “Serbia na masakroi popullin, Gjykata Speciale na masakroi të vërtetën”, veteranët kanë përcjellë mesazhin e tyre drejtuar Bashkimit Evropian, duke shprehur pakënaqësinë lidhur me procesin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.