
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura ppa mbështetjen e Shqipërisë.
“110-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë na bëri bashkë deputetët e të dy Parlamenteve. Sukseset e Kosovës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e Shqipërisë që nga ekzistenca jonë dhe ato të Shqipërisë pa Kosovën!”, thuhet në shkrimin e tij.
Sipas hochës, mbledhja e ardhshme e dy vendeve do të kulmojë me një Asamble Kombëtare mes të dyja vendeve./Gazeta10