
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, është takuar sot me diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger.
Hoxhaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Gazeta10.
“Kënaqësi e veçantë ta takoj në Prishtinë mikun tim dhe mikun e Kosovës, ambasadorin Wolfgang Ischinger, njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Gjithnjë falënderues ndaj tij për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka shkruar ai./Gazeta10