Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoxhaj takon Baerbock, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës

Gazeta10
18 October 2022 - 10:34

Ish Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ministren e jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, raporton Gazeta10.

Hoxhaj ka thënë se e ka falënderuar kryediplomaten gjermane për mbështetjen e Gjermanisë dhënë Kosovës.

Këtë takim të shkurtër ai e ka realizuar në Forumin për politikë të jashtme në Berlin.

Këtu keni statusin e plotë:

“Takim i shkurtër në Forumin për politikë të jashtme në Berlin me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock! E falenderova për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës! Description: 🇽🇰Description: 🇩🇪”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.