
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Prishtinë ish-ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Denis MacShane.
Hoxhaj ka thënë se është nder që ka takuar këtë mik të madh të Kosovës, që ia tregoi botës të vërtetën e Kosovës, shkruan Gazeta10.
“Nder ta takoj në Prishtinë mikun e madh të Kosovës, ish-ministër i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, z. Denis MacShane! Miqësia e tij me Kosovën është dhe gjithmonë ka qenë pa kushte dhe gjithnjë ka qenë i zëshëm t’ia tregojë botës të vërtetën e Kosovës dhe luftën e drejt për liri!”, ka shkruar Hoxhaj./Gazeta10