Gazeta10

Hoxhaj thotë se politika e jashtme e Kosovës është pa qëllime e strategji

Ish-diplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se politika e jashtme e vendit është pa qëllim dhe strategji, raporton Gazeta10.

Hoxhaj ka thënë se ideja e traktatit mbrojtës do të ishte serioze nëse paraprakisht do të ishte diskutuar e koordinuar me Shqipërinë.

Tutje, Hoxhaj ka thënë se ky pushtet po tregon paaftësi për ta shfrytëzuar momentumin e ri politik pas luftës në Ukrainë për një anëtarësim në NATO.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës ka thënë se vendi së fundmi po udhëhiqet nga frika duke iu referuar deklaratave të fundit të kryeministrit Kurti.

Këtu keni statusin e plotë:

“As edhe në ëndrrën më të keqe nuk e kam paramenduar që politika e jashtme të lëkundet nga sllogani në sllogan, pa qëllime dhe pa strategji! Një sllogan nga Qeveria e dëgjuam në muajin janar të 2022, për një marrëveshje ku Kosova dhe Serbia zotoheshin të mos e sulmojnë njëra-tjetrën! Një sllogan të ri e dëgjuam dje nga Presidentja e Kosovës për një traktat të mbrojtjes së ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë!

Konceptualisht, marrëveshja për mos sulm dhe e traktatit të mbrojtjes reciproke, i takojnë kohës në mes të dy luftrave botërore! Në një kohë të sotme kur edhe Suedia dhe Finlanda po anëtarësohen në NATO, duke kërkuar mbrojtje kolektive nga ajo!

Ideja e traktatit të mbrojtjes është serioze vetëm nëse do të ishte diskutuar dhe koordinuar paraprakisht me Shqipërinë! Të mos shpallet vetëm si sllogan, duke pasur në krah, pa paralajmërim, Presidentin e Shqipërisë, që u zu në befasi dhe nuk tha asgjë në konferencë për media!

Kosova ka një Partneritet Strategjik me Shqipërinë nga janari i 2014, i dalë nga mbledhje të qeverisë të përbashkëta, marrëveshje të nënshkruara, me sekretariat që koordinon tema dhe ku prioritet i lartë është fusha e sigurisë! Sigurisht, që ky mekanizëm do merrej me temën dhe përmbajtjen e traktatit para se të miratohej në Kuvend! Duket se nuk e dinë këtë? Por, të paktën, besoj që e dinë që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe që një traktat i tillë nuk ndodh pa koordinim me të!

Jam shumë për bashkëpunimit me Shqipërinë, si adresë kryesore e hartimit të Partneritetit Strategjik! Por, shqetësimi kryesor është paaftësia e tyre për të shfrytëzuar mundësitë pas rastit të Ukrainës, për t’u bërë të paktën pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s!

Agresioni rus duhet të përdoret për të rritur kapacitetin tonë ushtarak, për ta izoluar Serbinë në rajon dhe anëtarësuar Kosovën në NATO. Është ajo që po e mbron Evropën dhe mbron shtetet.

Kur kryeministri javën e kaluar foli për luftën dhe presidentja këtë javë për traktatin e mbrojtjes, qëllimisht po mbjellin një armosferë frike, duke zëvendësuar temat e brendshme të krizës ekonomike dhe me sllogane të politikës së jashtme!

Kosova, për shumë vite ka qenë e sigurt nga pikëpamja psikologjike, kurse në javët e fundit po udhëhiqet nga frika! Kjo nuk po bëhet për ta mbrojtur shtetin dhe sovranitetin, por për ta përmbushur egoizmin personal dhe populizmin partiak! Kjo është kohë që kërkon vendosmëri, maturi dhe qëndrueshmëri. Nuk është kohë e parullave si frymëzime të çastit drejt moçalit politik, nga ku s’mund të dalim assesi! Tani, takimin e 18 gushtit, a do ta filloni nga mos sulmi, apo nga mbrojtja?”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë