Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Presidenti i Hungarisë e fton Osmanin për vizitë zyrtare

Gazeta10
18 February 2025 - 23:12

Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka uruar Presidenten Vjosa Osmani për 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në letër-urimin që e ka publikuar Presidenca, presidenti hungarez e ka ftuar Osmanin për vizitë zyrtare në Hungari. Si datë përmendet 17 qershori.

Sulyok ka theksuar mbështetjen e Hungarisë për zhvillimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke vlerësuar reformat e rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale që po ndërmerr Kosova në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.