
Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen, ka përfunduar takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Gazeta10.
Në këtë takim presidentja e Kosovës pasi ka folur shkurtë për Kosovën ka thënë se lufta në Rusi ka prodhura troditje dhe se këto po ndihen gjithëkund në mënyrë akute.
“Siç e dini presidente lufta e paprovokuar në Ukrainë ka shkaktuar tronditje në gjithë botën, dhe këto tronditje po ndihen në mënyrë akute”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Komisionit Europian, Von der Leyen ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë reforma ambicioze.
“Ju jeni duke ndërmarrë reforma ambicioze dhe e di që kjo është lehtë për tu thënë dhe është shumë vëshirë për tu bërë”, ka shtuar ajo.
Më tej, Von der Leyen, ka thënë se puna e Kosovës ka reflektuar edhe në raportin e fundit të komisionit për Kosovën.
“Kjo punë e zellshme që e ka bërë Kosova është reflektuar edhe në raportin tonë të fundit”, ka thënë ajo më tek.

Tutje, Von der Leyen, ka thënë se ajo personalisht është aleate e Kosovës për liberalizimin e vizvae.
“Ju kam dëgjuar mirë për aspketin e liberalizimit të vizvae dhe e dini që e keni një aleatë, mua personalisht”, ka thënë ajo.
Von der Leyen ka thënë se BE do të qëndrojë në krah të Kosovës sa i takon krizës energjetike.
“Ne jemi këtu së bashku sepse jemi një bashkim energjetik, ne jemi krah për krah me ju”, ka shtuar më tej .Von der Leyen / Gazeta10