Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hidhet shorti për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet në veri

Gazeta10
07 December 2022 - 9:59

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve si dhe të kandidatëve që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor në veri, raporton Gazeta10.

Kështu, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 112, Lëvizja Vetëvendosje 115, Partia e Serbëve të Kosovës 113 si dhe Iniciativa Qytetare Mitrovica 111 dhe Slagjana Pantoviq me numër 114.

Zgjedhjet në komunat në veri do të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa për dy kuvendet komunale do të mbahen më 25 dhjetor.

Kujtojmë se dje në veri ka pasur shpërthime në zyrat komunale të KQZ-së. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.