Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në nderim të Komandant Calit, Daut Haradinaj publikon një video kur ka kundërshtuar Gjykatën Speciale (VIDEO)

Gazeta10
16 December 2022 - 16:28

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka publikuar një video ku ka kundështuar Gjykatën Speciale, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se këtë video po e pulikon në nderim të Komandant Calit.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në nderim të Komandant Calit dhe luftës sonë të drejtë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Sot Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale në Hagë, vendim që është pritur me kundërshtime të mëdha në Kosovë.

Kujtojmë se në qendrën e paraburgimit në Hagë gjendet edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi si dhe Rexhep Selimi të cilët akuzohen për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.