
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka intervistuar një person për deklarim të rrejshëm, raporton Gazeta10.
Ndaj të dyshuari është inicuar hetim penal “Deklarim i rrejshëm”.
Deri në këtë konstatim policia ka ardhur pasi ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes si dhe analizimit të deklaratave të ankuesit.
I dyshuari është G.S mashkull 21 vjeç.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është intervistuar një person për veprën deklarim i rrejshëm
Pas hetimit efektiv të rastit të raportuar si grabitje me datën 18.12.2022, si dhe pas ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes dhe analizimit të deklaratave të ankuesit, hetuesit policor kanë konstatuar se ankuesi ka inskenuar rastin dhe ka bërë lajmërim të rrejshëm.
Rezultatet e nxjerra nga veprimet e mësipërme policore si dhe nga inrervistimi i sotëm i janë prezantuar prokurorit të shtetit, dhe për rrjedhojë është bërë rikualifikimi i veprës penale, dhe ndaj personit të dyshuar :
– G.S, mashkull, 21 vjeç, është inicuar një hetim penal në drejtim të veprës penale “Deklarim të rrejshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10