
Në raportin e Insitutit Demokratik të Kosovës për trasnparencë, Prizreni është ngritur në top tri komunat e para, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e KDI-së, ndër të tjera Komuna e Shtimes dhe Obiliqit vlerësohen për përpjekjet e ndjeshme për ta prëmirësuar transparencën.
Më tej, bëhet e ditur se mënyra e vlerësimit ka qenë përmes 48 indikatorëve specifik.
Tutje, bëhet e ditur se në gjysmën e dytë të vitit 2022, 82% të komunave të Kosovës kanë shënuar progres në trasparencë.
Ndërsa katër komunat me shumicë serbe qëndrojnë më së keqi sa i takon transparencës.
Këtu keni postimin e plotë:
“𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮 𝗲 𝗦𝗵𝘁𝗶𝗺𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗢𝗯𝗶𝗹𝗶𝗾𝗶𝘁 𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗷𝗲𝗸𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗷𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗶𝗿𝗲̈𝘀𝘂𝗮𝗿 𝘁𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗲𝗻𝗰𝗲̈𝗻 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝘆𝘀𝗺𝗲̈𝘀 𝘀𝗲̈ 𝗱𝘆𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗶𝘁𝗶𝘁 𝟮𝟬𝟮𝟮
Sot, #KDI në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë” ka publikuar 𝗧𝗿𝗮𝗻𝘀𝗽𝗮𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗿𝗶𝗻 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝗹, ku pasqyrohen te gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022 (korrik – dhjetor).
Komunat janë vlerësuar në gjithsejt 48 indikatorë specifikë që masin elemente të rëndësishme të qeverisjes së mirë dhe përmbushjen e obligimeve ligjore që lidhen me transparencën dhe llogaridhënien në raport me qytetarët e tyre.
Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, 10 komunat të cilat prijnë me nivelin e transparecës në Kosovë janë : komuna e Rahovecit me 90 pikë (93.75%), komuna e Lipjanit me 89 pikë (92.71 %), komuna e Prizrenit me 88 pikë (91.67 %), komuna e Drenasit, Gjakovës, Kamenicës, Pejës dhe Prishtinës me nga 87 pikë (90.63 %), komuna e Mitrovicës së Jugut me 86 pikë (89.58 %) dhe ajo e Podujevës me 84 pikë (87.5 %).
Ndërkaq, komunat që qëndrojnë më se keqi në raport me transparencën janë ajo e Zveçanit me 43 pikë (44.79%), e Novo Bërdës me 37 pikë (38.54 %), e Parteshit me 35 pikë (36.46%) dhe e Zubin Potokut me 33 pikë (34.38 %).
Është për t’u vlerësuar fakti se gjatë gjysëms së dytë të vitit 2022, 82% e të gjitha komunave të Kosovës (31 komuna) kanë shënuar progres në transparencë krahasuar me periudhën e parë të vitit 2022. Vetëm 4 komuna kanë shënuar regres dhe 3 të tjera kanë pasur performacë të njejtë sikur në gjysmën e parë të vitit 2022.
Rritjen më substanciale e kanë shënuar : komuna e Shtimes me 25 pikë, pra nga 55 pikë sa kishte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 në 80 pikë për gjashtëmujorin e dytrë të vitit 2022. Pas saj përmirësim të ndjeshëm kanë shënuar edhe komuna e Obiliqit me një rritje prej 23 pikësh, komuna e Klinës dhe Vushtrrisë me një rritje prej 17 pikëve, si dhe komuna e Deçanit me një rritje prej16 pikëve krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2022.
Raporti i plotë: https://kdi-kosova.org/…/transparometri-komunal…/
#Aleanca Qytetare për Transparencë #KDI Mundësia OJQ “Fortesa” IQS Rrjeti i OJQ-ve Avonet SHL-Kosova Initiativefor Socialeducation #OJQ FOJK #SHIP #OJQ SOFRA”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10