Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hudhen mbeturina afër varrezave të Martirëve në fshatin Poterq të Klinës

Gazeta10
05 May 2023 - 9:00

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” përmes një lidhje direkte me gazetaren Egzona Shala është raportuar se në fshatin Poterq të Epërm në Klinë, mbeturinat janë vendosur afër varrezave të martirëve.

Kjo gjendje afër varrezave po i shqetëson shumë familjarët e këtyre martirëve dhe gjithashtu edhe kryetarin e këtij fshati.

“Në si fshat jemi organizu njëherë i kemi largu vet mbeturinat por pranë janë hudhur në vendin e njejtë, dhe nuk kemi mundur ti largojmë më”, tha përfaqësuesi i fshatit Poterq.

Për këtë rast kanë folur edhe familjarët e martirëve në këtë vend të cilët kanë thënë se nuk kanë ditur kujt ti drejtohen për këtë problem në komunë.

“Jam ankuar në komunë për këtë problem, dhe përgjigje e tyre ka qenë se është pronë private”, tha familjari.

Mbeturinat po vazhdojnë të jenë ne vendin e njëjtë pa i larguar askush./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.