
Pas situatës së krijuar në Trustin Pensional të Kosovës, humbjet dhe mungesa e trupit menaxhues ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili kishte nisur edhe peticion për lejimin e qytetarëve që t’i tërheqin e një pjesë të mjeteve të Trusti mirëpo nisma e tij ishte refuzuar nga partia në pushtet, raporton Gazeta10.
Në reagimin e tij thuhet se humbjet që po pëson Trust-i duhet patjetër që të shtyjë Qeverinë ta riprocedojë kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e Trustit.
“Albin Kurti, Hekuran Murati, Armend Muja dhe Mimoza Kusari – Lila duhet të përgjigjen para qytetarëve, pse nuk lejuan tërheqjen e mjeteve nga Trusti dhe për humbjet që i ka pësuar Trusti gjatë vitit të fundit”, ka deklaruar Haxhiu.
Ai tutje ka thënë se ata e kundërshtuan tërheqjen e 30% të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre /Gazeta10/