
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës është njoftuar për vizitën e ministres, Donika Gërvalla me ambasadorin jorezident të Malajzisë, Dato Abdul Malik Melvin Castelino, shkruan Gazeta10.
Por, në postimin paraprak të këtij diaksteri, ky njoftim për vizitën zyrtare të Gërvallës është shkruar sërish me gabime kontekstuale, fillimisht duke iu referuar ambasadorit Malik Melvin, të monarkisë kushtetuese parlamentare e federale të Malajzisë.
E, pastaj ky postim është ndryshuar nga kjo ministri, duke e larguar referimin “Monarki” nga njoftimi zyrtar.


Ndaj kësaj huqje ka reaguar edhe Emir Abrashi aktivist nga shoqëria civiale i cili në profilin e tij në Facebook.
Ai ka thënë se shteti i Malajzisë nuk ka referencë tjetër pos emrit të tij, e jo si Monarki kushtetuese siç i është referuar MPJ-ja.
“Pra, nuk thuhet Zevendeskryeministre dhe Ministre e Puneve te Jashtme dhe Diaspores ne Qeverine e Republikes se Kosoves!. Emertimi zyrtar i Malajzise eshte vetem aq: Malajzi apo anglisht Malaysia. Jo Monarkia kushtetuese parlamentare federale e Malajzise!”, ka shkruar Abrashi mes tjerash.
Postimi i plotë: