Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hykmete Bajrami e nis ditën duke kritikuar Qeverinë Kurti: Çmimi i energjisë i dyfishua në këtë mandat

Gazeta10
22 December 2024 - 10:44

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për dyfishimin e çmimit të rrymës gjatë mandatit 4-vjeçar në pushtet.

Bajrami e kritikoi ministrin Hekuran Murati për krekosjen që e bëri rreth subvencionimit të rrymës për familjet me të hyra nën 150 euro në muaj.

Ajo dha disa fakte se si çmimi i rrymës gjatë mandatit të kësaj qeverie është dyfishuar dhe se me karamele po tentohet të bëhet propagandë.

”Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro”, tha ajo ndër të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.