
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi është raportuar se në hyrjen mbrapa të QKUK-së janë vendosur mbeturinat.
Banorët që jetojnë përreth QKUK-së tregojnë se kundërmimi nga këto mbeturina është shumë i madh, raporton Gazeta10.
Këto mbeturina po hudhen në këtë pjesë jo vetëm nga banorët, por edhe nga barnatoret dhe marketet e kësaj pjese.
Edhe pas largimit të këtyre mbeturinave, banorët tregojnë se këtu prapë bëhet hudhja e mbeturinave.
E, një nga banorët tregon se kjo gjendje e mbeturinave është që gjashtë deri në shtatë muaj./Gazeta10