
Reagime e mbështetje të shumta ka marrë sot nga bashkëpartiakët e tij, kryeministri Albin Kurti për takimet e parapara në Bruksel në kuadër të dialogut me Serbinë.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni krahas një fotografie të përbashkët më Kurtin, a ii është drejtuar me fjalët “Ballinë lartë, kurrizin drejt!”.
Kurti deri më tani është takuar me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell dhe të dërguarin e posaçëm për dialog, Miroslav Lajçk.
Një takim i përbashkët i kryeministrit Kurti me presidentin serb, Vuçiq pritet të mbahet vetëm pas pak. /Gazeta10