Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hyseni për Asociacionin: Kurti krijoi ‘samoupravë’, jo vetëmenaxhim

Gazeta10
21 March 2023 - 23:45

Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni në “Prime Time”, ka folur rreth dakordimit të 18 marsit në Ohër, duke e kritikuar kryeministrin e vendit për këtë marrëveshje, raporton Gazeta10.

Hyseni ka thënë se përkthimi në gjuhën serbe i asaj që në Kosovë po quhet vetmenaxhim është “samoupravë”, që i bie se është vetëqeverisje.

“Përkthimi  në gjuhën serbe i asaj që ne po e quajmë vetëmenaxhim është samoupravë, që i bie vetëqeverisje. Sidoqoftë kur këtë thonë vetëmenaxhim po flitet për komunitetin serb, jo për komunën. Dmth kompetencat përmes vetëmenaxhimit nuk po i shkojnë komunës që është njësi administrative por një etnitciteti të caktuar.”, ka thënë Hyseni.

Tutje, Hyseni ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet në bazë të marrëveshjeve të dakorduara më herët mes palëve.

“Në aneks thuhet se vetëmenaxhim i përshtatshëm dhe gjithmonë në përputhje në marrëveshjet e dakorduara në mes palëve. Pra nuk thuhet vetëm për marrëveshjen e vitit 2013 por të gjitha marrëveshjet.”, ka përfunduar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.