Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hyseni përshëndet “këndelljen e LDK-së”: Lumir, më mirë vonë se kurrë

Gazeta10
02 July 2023 - 21:21

Ish-ministri i Jashtëm i LDK-së, Skender Hyseni ka përshëndetur “këndelljen e LDK-së”, duke vënë në dyshim nëse kjo është e sinqertë.

Hyseni ka komentuar reagimet e kreut të këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku për zhvillimet e fundit në vend dhe ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe Presidentes, Vjosa Osmani.

Ai tutje i është drejtuar Abdixhikut duke i thënë “më mirë vonë se kurrë”.

Postimi i plotë:

Këto ditë, po shof shumë të habitur me të bëmat e binomit Kurti-Osmani. Kishte nga opozita që më akuzonin për “ndotje të diskursit politik”, kur, para gadi një viti, paralajmeroja se këta, Kurti dhe Osmani po e konfrontonin Kosovën me gjithë botën. Ja ku jemi sot. Besa këtu jemi edhe me përkrahjen tuaj gjeneroze, dhe kalkulante!

Pasojat janë të pareparueshme tashmë. “Lufta” tani bëhet për të menagjuar dëmet.

Sidoqoftë, përshëndes këndelljen e LDK-së! Nëse kjo është e sinqertë?!

Lumir, më mirë vonë se kurrë!!!

S.H.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.