Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Hyseni: Të pamatura dhe politike veprimet e Kurtit dhe Osmanit në veri

Gazeta10
26 May 2023 - 21:41

Në lidhje me situatën në veri, në edicionin special në Kanal10, ish-ministër i Punëve të Brendshme si dhe njëheri edhe ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se i cilëson si veprime të pamatura të Kurtit dhe Osmanit.

 “Duhet theksuar se rreth ligjshmëris dhe ligjitimitetit kanë një dallim thelbësor edhe të hollësishmë sepse këto janë veprime politike dhe instiucionet e rendit vetëm sa i zbatojnë  vendimet politike dhe ato janë nënkontroll të plotë demokratik  të institucineve të republikës së Kosovës, prandaj krejt kjo situatë duhet të shihet si veprim politik”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se këtë situatë e sheh si një nga situatat më të rënduara që ka ndodhur ndonjëher ne veri të Kosovës.

“Unë mendoj dhe kam bindje të thellë që zoti Kurti dhe zonja Osmani  kanë bërë veprime të pamatura që nga fillimi i lojrave me target”, shtoj ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.