
I dërguari i kancelarit gjerman Olaf Scholz për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazi ka deklaruar për Kanal10 se çdo propozim e marrëveshje rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të bëhet sipas marrëveshjes së vitit 2013 dhe pa e shkelut Kushtetutën e Kosovës.
Sarrazi tutje shtoi se është e nevojshme që dy shtetet të shkojnë përpara sa i përket kësaj teme, shkruan Gazeta10.
“ Po, kjo pyetje e bukur rreth Asociacionit, djalli qëndron në detaje. Po është e rëndësishme të ngrihet si debat, për ta qartësuar. Dhe e di që ka frikë të madhe për këtë temë në Kosovë, dhe mund t’ju siguroj se është e nevojshme të shkojmë me hapa përpara në këtë temë. Por, natyrisht, askush nuk dëshiron një rezultat që cenon pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe gjithashtu të mos e cenojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ne e dimë anën e Kosovës, por edhe vetes, çdo propozim çdo marrëveshje e mundshme për këtë do të kontrollohet dhe do të bëhen matje por sigurisht është rënë dakord në vitin 2013 se do të formohet një asociacion i komunave serbe dhe ne duhet të ecim para me këtë drejtim”, tha Sarrazi për Kanal10./Gazeta10