
Një burrë në fshatin Tvardane të Leposaviqit ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vënë flakën dy karrigeve në ballkonin e shtëpisë së tij.
I dëmtuari ka deklaruar se punon në një institucion në Republikën e Kosovës dhe ka hedhur dyshimet se vënia e zjarrit ka të bëjë me punën e tij.
Zjarrëvënia e karrigeve ndodhi dje. Ndërkohë, dje në orët e para të mëngjesit po ashtu u dogjën tri vetura me targa RKS, në fshatin Leshak të Leposaviqit.