Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I dyshuari dhe gruaja e vrarë kanë një fëmijë, avokati jep versionin e dorasit çfarë kishte ndodhur një ditë para krimit në Ferizaj

Gazeta10
13 April 2024 - 12:50

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt po mbahet seanca për caktimin e sigurisë ndaj Valon Aliut, i dyshuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij dhe plagosjen e vëllait të saj, dje në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Avokati i 26 vjeçarit citohet të ketë thënë brenda seancës se klienti i tij është penduar për veprën e kryer.

“Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë””, ka thënë ai, raporton express.

Ai tregoi për një mosmarrvëeshje mes tyre një natë para se të ndodhte vrasja.

“Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”, deklaroi avokati.

21-vjeçarja me inicialet E.C, është vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar me inicialet V.A.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.