Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë lirohet nga spitali me pranga e i rrethuar me policë

Gazeta10
08 November 2025 - 16:35

Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare ku edhe po merrte trajtim pas gjetjes nga Policia e Kosovës.

Ai ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar nën fshatin Plloqicë jo larg fshatit ku kishte ndodhur tragjedia.

Në momentin e kapjes, Isufi ishte kishte qenë i lënduar. Menjëherë pas arrestimit, atij i ishte ofruar ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas ishte dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës..GE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.