Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

I kapen narkotikë, katër persona përfundojnë në prangat e policisë në Prizren

Gazeta10
05 September 2023 - 9:54

Katër persona janë prangosur të hënën në Prizren nën dyshimin për posedim të narkotikëve.

Policia ka dhënë detaje se ku është gjetur droga dhe çka është sekuestruar nga të dyshuarit.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit, në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: 1.18 gramë Marihuanë, një peshore digjitale, 22 fishekë kalibrash të ndryshëm, një pushkë gjuetie, disa telefona, laptop, një motoçikletë si dhe disa prova të tjera që lidhen me rastin”, njofton policia.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.   

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.