
Gjendja vazhdon të jetë shumë e keqe në qytetin e Pejës pas vërshimeve të së shtunës, të cilat morën jetën e dy personave.
Shiu i rrëmbyeshëm shkatërroi gjithçka, shtëpi, rrugë, vetura e çdo gjë, shkruan Gazeta10.
Gazetarja e Kanal10, Egozna Shala e cila po raporton nga lagjja ‘’Asllan Qeshme’’, ka thënë se dëmet janë të mëdhab dhe tani qytetarët kanë dalur edhe vetë të pastrojnë mbeturinat.
Një qytetar i prekur nga vërshimet, për Kanal10 tregoi momentin e fillimisht të përmbytjeve duke thënë se ishte diçka e shpejt, askush s’mund ta ndihmonte as kënd.
“Po jemi prek po ne jemi më se nalti atje. Ishim tek shtëpia, ka ndodh shumë shpejt, as 10 minuta jo, shumë shpejt, s’kem pas as çka me bo, ka marrë me vete çka ka gjetë, kerre e çka po e sheh. S’kem pas mundësi me thirr kërkon se s’kanë pas ka me dal, u blloku rruga këtu krejt. Jo s’kemi rrymë, është ndal menjëherë.’’, ka thënë ai.
Ndërkohë që një tjetër qytetar paksa edhe i revoltuar dhe mërzitur me tragjedinë që ndodhi, ka thënë se janë dorëzuar, vetëm Zoti mund t’i shpëtojë.
Ai ka kritikuar dhe institucionet, pasi që pjesa ku ka ndodhur ky vërshim, sipas tij rruga ka qenë në gjendje jo të mirë që tri vite.
“Kemi qenë shtëpi brenda, s’ke mujt me dal hiq. Katër pesë kerre janë kanë qetu, veç fluturojshin mbi ujë, vetëm perëndia na ka shpëtu për badihava, se e keni pa edhe vetë. S’kam qa i diskutojë këto gjëra, ndihma e Zotit na ka shpëtu, jeni tu e pa gjendjen qysh na ka ardh, kemi mujt me shku krejt familja e mos me pas çka me bo. Kemi qenë krejt brenda, s’kemi pas as ka me shku, kem kqyr ka me ik po s’ke pas ka me shku. Kemi qëndruar kat të dytë, mas 5-6 orëve është larguar uji, katastrofë. S’u ndërmarrë kurrkush fare, masi ka ndodh ngjarja kanë ardh, por nuk ki çka diskuton. Rrafsh që tri vjet është qëkjo rrugë, mas tri vjet s’ki qa bën, fëmija shkoj, nanë e djalë shkun. Ndihma e Zotit po, çka të bëni mirë bëni, na për veti i kemi qu duart s’kem çka me bo. Sot ndoshta prapë ka vërshime.’’, tha ai.
Ai tregoi edhe se uji ia ka kapluar edhe shtëpinë, që i ka shkaktuar shumë dëme materiale./Gazeta10