
Sonte në emisionin POLITIKO me Kushtrim Sadikun në Kanal 10 po debatohet për “Vrullin e fushatës para 7 qershorit”, ku panelistët në studion po japin vlerësimet e tyre rreth hapave të fundit se si po shoqërohet fushata, e cila pritet të përmbyllet këtë të diele me mbajtjen e zgjedhjeve ku liderët dhe partitë po gravitojnë në çdo cep të vendit duke u munduar që t’i bindin qytetarët se ata e meritojnë te jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
E moderatori Sadiku në fillim të debatit e prezantoi Halil Matoshin si personin më të komentum sa i përket edhe dhurimit të librave gjatë debatit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin sikurse edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.
“I komentum po, po librat nuk po m’i lexojnë”, u përgjigj Matoshi.
Për më shumë shikoni videon e plotë./Gazeta10