Një i moshuar mbrëmë ka shkuar mbrëmë për kontroll të mjeku, ndërsa gjatë trajtimit mjekësor stafi ka vërejtur se pacienti është i armatosur.
Me të vërejtur 76 vjeçarin e armatosur, mjekët menjëherë kanë telefonuar policinë e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar pistoletën me tre fishekë.
Policia njofton se i dyshuari nuk është intervistuar nga hetuesit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
“Të martën, rreth orës 20:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Ramadan Rexhepi’’ në Ferizaj një person është vërejtur se posedon armë zjarri. Policët e rendit menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin B. B (M/K), i moshës 76-vjeçar, tek i cili kanë gjetur armë e zjarri ( pistoletë) me tre fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me rastin po merret Njësiti i hetimeve në kuadër të stacionit policor në Ferizaj.