Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

I ngrihet aktakuzë personit që tentoi të vriste dy të tjerë në sheshin e Istogut

Gazeta10
17 October 2023 - 16:36

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale, G.I, për veprën “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës, G.I, me datë 10 gusht të vitit 2023 në sheshin “Ibrahim Rugova” të Istogut, tentoi t’i kryejë dy vrasje duke tentuar t’i privoj nga jeta dy të dëmtuarit, E.G dhe Z.Gj, “derisa i pandehuri G.I, hyn në një lokal dhe sapo vëren të dëmtuarin E.G, pa folur fare me viktimën, me thikë e godet në regjionin e barkut duke i shkaktuar plagë shpuese dhe tej shpuese, dhe me pas, pa folur fare shkon në drejtim të dëmtuarit tjetër, Z.Gj, të cilin e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe shqyese”.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.