Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

I përfundon kontrata me Juven pas disa ditësh, Milan nis punën për afrimin e Rabiot

Gazeta10
11 Qershor 2024 - 19:00

Milan është duke punuar për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe tashmë fokusi i “Djallit” është i gjithi te mesfushori i Juventus-it, Adrien Rabiot.

Kontrata e francezit me “Zonjën e Vjetër” skadon më 30 qershor dhe në një situatë të tillë “kuqezinjtë” e Milanos duan të përfitojnë për të bërë të mundur transferimin me parametra zero të 29-vjeçarit.

Sipas raportimeve të medieve italiane, Milan ka kontaktuar me Rabiot për ta bindur për të këtë transferim, megjithatë kjo lëvizje shihet pak e vështirë, pasi paga e francezit te Juventus është shumë e lartë në krahasim me çfarë “Djalli” ka shifrën “tavan” në ekip.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.