Gazeta10

I vazhdohet masa e paraburgimit Pjetër Shalës

Është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Pjetër Shalës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK).

Vendimi u mor më 18 mars 2024 nga kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia.

“Paneli përmes kësaj: a. URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të të akuzuarit; b. URDHËRON ZPS-në dhe avokatin e viktimave, nëse dëshiron, të paraqesin parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të të akuzuarit jo më vonë se e premtja, 3 maj 2024; c. URDHËRON mbrojtjen që të paraqesë parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të të akuzuarit, nëse dëshiron, jo më vonë se e premtja, 10 maj 2024; dhe d. VENDOSET që çdo përgjigje, nëse ZPS-ja dhe avokati i viktimave dëshirojnë, do të dorëzohet jo më vonë se e marta, 14 maj 2024”, thuhet në vendim.

Në arsyetimin e vendimit, thuhet se Paneli ka konstatuar se ekziston rreziku për pengim të procesit të procedurave pranë DhSK-së si dhe rreziku për kryerjen e krimeve të mëtejshme nga i akuzuari.

Ndërsa, sa i përket lirimit në arrest shtëpiak e cila ishte kërkesë e mbrojtjes së të akuzuarit, Paneli ka konstatuar se në atë mënyrë nuk mund të ofrohet monitorim efektiv i komunikimeve të tij.

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
B71679A9-7B7B-4C4D-BF17-73E12A584C62
Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, detajet e rejat të fundit nga hetimet për këtë rast
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
hotel
Ky është 60 vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren pasi pësoi sulm në zemër (FOTO)
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë