Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

‘’Ia prishi planin për ndarjen e Kosovës’’ – Kraki për Ramën: Po hakmarret ndaj Kurtit

Gazeta10
13 June 2023 - 23:59

Profesori universitar, Nezir Kraki ka komentuar veprimin e kryeminsitrit shqiptar, Edi Ramës për anulimin e mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Gazeta10.

Kraki ka thënë se Rama është ai që vazhdimisht e mbron Serbinë dhe Vuciqin në arenën ndërkombëtare.

‘’Veprim skandaloz… Edi Rama shkon e mbron Serbinë edhe në Samitet e NATO-s është zëri më prezent edhe në takimet me diplomatët e huaj për ta paraqitur Serbinë si evropiane, konstruktive, s’e huq asnjë moment për ta prezantuar mirë Serbinë e Vuçiqin. S’ka ndodh kurrë mirë të  flas për Albin Kurtin e ta paraqesë mirë Serbinë.’’, ka thënë ai në ‘’Prime Time’’.

Ai ka thënë se Rama ka një hakmarrje ndaj Kurtit sepse ia prishi planin që e kishte ‘’me ata të vetit’’ për ndarjen e Kosovës.

‘’Edi Rama që ëhstë nxjerrë jashtël ojë me ndryshimin e pushtetit në Prishtinë, është bërë i pakontrollueshëm. E ka logjikën e hakmarrjes ndaj Kurtit, që e kishte për ndarjen e Kosovës me të vetit, ia prishi planin edhe rajonal si përfaqësues i Ballkani bashkë me Vuçiqin. Reagimet e tij s’ia ka kërkuar askush, as aleatët as Serbia, ndoshta ajo po përmes këshilltarëve që i ka atje.’’, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.