Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ibra i bindur që Igli Tare është njeriu i duhur për Milanin

Gazeta10
08 April 2025 - 10:54

Raportet e së martës në mediat italiane pretendojnë se këshilltari i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka në mendje një kandidat për ta bërë drejtor të ri sportiv të klubit, por ka ende një listë të ngushtë me tre emra kyç që po shqyrtohen nga drejtuesit e kuqezinjve.

Sipas raporteve, përfshirë Corriere dello Sport, ish-drejtori i Lazios, Igli Tare, mbetet kandidati i parë i Ibrahimovic për t’u bërë drejtori i ri sportiv në “San Siro”.

Shqiptari, i cili kaloi 15 vjet duke punuar nën urdhrat e presidentit të Lazios Claudio Lotito ishte zgjedhja e parë e Ibrahimovic kur Milani filloi procesin e tyre të rekrutimit, por klubi filloi të eksploronte opsione të tjera, veçanërisht me Fabio Paraticin, i cili nuk do ta marrë këtë detyrë për shkak të komplikimeve ligjore..

Megjithatë, ka ende kandidatë të tjerë që po konsiderohen dhe “Calciomercato” pretendon se Giorgio Furlani është ende i prirur për idenë e emërimit të drejtorit të Atalanta-s, Tony D’Amico.

Kjo është arsyeja pse Tare mbetet një objektiv realist për Milanin, pasi ai ka rreth dy vjet që është pa punë, dhe për këtë arsye nuk është i lidhur me ndonjë kontratë të pazgjidhur. Kjo do të thotë se Milani nuk do të duhej t’i paguante asnjë kompensim një rivali të Serisë A nëse do të emëronte Taren në këtë pozitë..

Për më tepër, kjo do të thotë që Tare do të jetë në gjendje të fillojë punën menjëherë, potencialisht edhe para fundit të sezonit 2024-25.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.