Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Identifikohet i dyshuari për sulmin ndaj Trump

Gazeta10
14 July 2024 - 9:03

Është identifikuar një burrë 20-vjeçar nga Pensilvania, Thomas Matthew Crooks, si “subjekt i përfshirë” në tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump, tha FBI në një deklaratë të dielën, raporton CNN.

“FBI-ja ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet”, thuhet në deklaratën e FBI.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.