Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Idrizi – Kurtit për grevat: Je zot shtëpie, kur të kallet flaka duhet ta ndalesh zjarrin

Gazeta10
01 September 2022 - 20:50

Ferit Idrizi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për siç thotë ai mungesë të dialogut me sindikatat të cilët që disa ditë janë në grevë.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë në Info10 ka thënë se grevat e mësimdhënësve janë një çështje shumë më madhore sesa kompetencat, shkruan Gazeta10.  

“Për me dal prej kësaj situate duhet të rritën pagat, të ofrohet dialog me sindikatat. Ktheni nxënësit, sot është dashtë fëmijët me vlu prej nxënësve. Ne po flasim për një çështje shumë më madhore se sa kompetencat. Nuk bëhet nami, edhe me mi marrë gjysmën e kompetencave unë ja jepi”, tha Idrizi në Info10.

Kryetari i komunës së Vushtrrisë ka hedhur akuza ndaj kreut të ekzekutivit, për të cilin thotë se si zot shtëpie që është, do të duhej të ofronte zgjidhje më të shpejt.

‘Mësimdhënësit, shërbyesit civil janë të gjithë të revoltuar sepse kanë punuar krejt. Zakonisht një ditë para fillimit të muajit janë dalë pagat. Ata kanë kredi, bankat kanë nisur me i telefonuar krejt. Je i zoti i shtëpisë, kallet flaka kanihere dikun nuk është e thane me marrë edhe një shishe benzinë edhe me ja gjujtë në anën tjetër, por me shku me kqyrë qato edhe me me kqyrë sa a u bë dëmi i madh për me sanuar”, ka shtuar Idrizi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 May 2026
Uncategorized
10 May 2026
Uncategorized
24 April 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.