Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Idrizi: Përkujtohet familja Gërxhaliu në 27-vjetorin e masakrës në Studime të Vushtrrisë

Gazeta10
31 May 2026 - 13:54

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka përkujtuar sot 27-vjetorin e masakrës së kryer në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku forcat serbe kishin vrarë dhe masakruar 12 anëtarë të familjes së Selatin Gërxhaliut.

Në këtë ngjarje përkujtimore, Idrizi dhe përfaqësues lokalë bënë homazhe pranë lapidarit kushtuar viktimave, duke nderuar jetën e fëmijëve, grave, burrave dhe të moshuarve që humbën jetën në këtë akt të rëndë dhune gjatë luftës në Kosovë.

Ai theksoi se kujtimi për familjen Gërxhaliu mbetet i përhershëm dhe simbol i sakrificës së popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe shtetësisë. Sipas tij, këto ngjarje kujtojnë çmimin e lartë që është paguar për lirinë që gëzon vendi sot.

“Lavdi e përjetshme martirëve të familjes Gërxhaliu,” u shpreh Idrizi në përmbyllje të mesazhit përkujtimor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.