
Ferit Idrizi kryetar i komunës së Vushtrrisë ka treguar se ka komunikim të mirëfillt me ministrat e kabinetit të Kurtit.
Ai madje në një moment në Info10 në Kanal10 ka arsyetuar angazhimet e ministrave që në momente të caktuara s’ua hapin telefonin kryetarëve të komunave, transmeton Gazeta10.
“Për të qenë i korrekt, se kam thirr asnjëherë. Zakonisht takimet që i kam pasur me ministra tjerë, i kam pasur përmes kabinetit tim, jo drejtpërdrejt. Marrë parasysh se edhe ministrat i kanë agjendat e tyre, dhe në një moment mundet mos me dëgju telefonin, siç mundemi secili prej neve.”, tha ai.
Idrizi pati fjalë të mira në raport me kryetarët për ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.
“Por, me ministrat tjerë që kam pasur punë më shumë se me ministrin e Financave, nuk kam pas asnjë punë, përvec një kredie të butë që nuk e garantoi ministria e Financave. Perndryshe me ministrin Aliu brenda dy dite që i kam bërë kërkesë përmes kabinetin, ma ka organziuar takimin edhe me ministrat tjerë. Unë se kam asnjë problem me komuniku me ministra me kabinet.”, u shpreh tutje Idrizi./Gazeta10